'E vratë Reformën Zgjedhore', Murrizi zbulon bisedën me Yuri Kim: I thashë na paraqitët pazar të pistë...

Publikuar tek: politike, më 08:32 07-06-2020 'E vratë Reformën Zgjedhore', Murrizi zbulon bisedën me Yuri Kim: I thashë na paraqitët pazar të pistë... Myslim Murrizi

Marrëveshja e firmosur nga përfaqësuesit e Këshillit Politik nuk do të votohet në Kuvend nga deputetët e opozitës parlamentare.

Ky është qëndrimi i kreut të Grupit Parlamentar Demokrat Myslim Murrizi, i cili ditën e djeshme ishte në takim edhe me ambasadoren Yuri Kim.

Murrizi ka zbuluar në një intervitë në Ora Neës bisedën që bëri me ambasadoren amerikane, duke treguar se i kishte thënë ambasadores në sy që nuk do ta votojnë Reformën Zgjedhore pa u plotësuar kushtet që opozita parlamentare ka.

“Zonjës Kim i thashë: Kemi ardhur dhe kam mbajtur mandatin për të votuar një Reformë Zgjedhore, ju na paraqitët një pazar të pistë, e vratë Reformën Zgjedhore. Nuk e votoj, kaq”, u shpreh ai.

Murrizi ka thënë se edhe deputetët e tjerë të opozitës parlamentare nuk do ta votojnë Reformën Zgjedhore.

“Deputetët e opozitës parlamentare nuk votojnë asnjë pazar se kjo nuk është reformë zgjedhore, është arnim i vogël ku janë në lojë disa miliona euro, por që besoj se nuk do të bëhet në këto zgjedhje”, theksoi Murrizi.

Kujtojmë që 3 kushte e opozitës parlamentare janë: depolitizimi ia dministratës zgjedhore, listat e hapura dhe vota e emigrantëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010596990585327
array(1) { ["section"]=> string(105) "e-vrate-reformen-zgjedhore-murrizi-zbulon-biseden-me-yuri-kim-i-thashe-na-paraqitet-pazar-te-piste-209342" }