E vrau gruan në shtëpi, zbardhet dëshmia e 53 vjeçarit: Më tradhtonte...

Publikuar tek: aktualitet, më 10:49 01-05-2019 E vrau gruan në shtëpi, zbardhet dëshmia e 53 vjeçarit: Më tradhtonte... Antoneta Hoxha

Zbardhet dëshmia në polici e Skënder Hoxhës i cili vrau gruan ditën e djeshme në Vagalat të Memaliajt.

Skënder Hoxha ka deklaruar se gruaja e tij Antoneta Hoxha e tradhtonte me nje 45-vjeçar. Ai është shprehur para bluve se i gjithë konflikti nisi për motive xhelozie nga ana e tij pasi dyshonte prej kohësh që bashkëshortja kishte një lidhje jashtëmartesore.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vagalat, ku 53-vjeçarja u gjet e pajetë në katin e dytë të banesës së saj.

Disa orë pas ngjarjes burri i viktimës, Skënder Hoxha ka pranuar krimin dhe pas kësaj është arrestuar nga policia.

Fqinjët janë shprehur për mediat se viktimën e kanë gjetur me plagë të mëdha në kokë dhe të mbuluar nga gjaku. Po ashtu ata kanë theksuar se çifti nuk kanë pasur probleme me njëri-tjetrin.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13636922836304
array(1) { ["section"]=> string(74) "e-vrau-gruan-ne-shtepi-zbardhet-deshmia-e-53-vjecarit-me-tradhtonte-162517" }