Përcillet për në banesën e fundit trupi i 28-vjeccares Anxhelina Petro e cila u vra barbarisht nga babai i saj Aleko Petro disa ditë më parë në Greqi.
Trupi i pajetë i 28-vjeçares doli në orën 11:00 nga banesa e nënës në Anxhelinës dhe kortezhi lëvizi në këmbë drejt varrezave të Suelasit në dalje të qytetit.
Kortezhi udhëhiqej nga e motra e Anxhelinës, Klea, e cila mbante në duar fotografinë e motrës dhe kurora me lule.
Aleko Petro debatoi me të bijën për shkak të lidhjes që ajo kishte prej kohësh me një djalë afgan, dashuri të cilën shqiptari nuk e pranonte. Në debat e sipër në shtëpinë e tij, Aleko Petro e ka qëlluar plot 7 herë me një shufër hekuri të bijën në kokë, duke e lënë të vdekur. Më pas ai e ka varrosur 29 vjeçaren në oborrin e shtëpisë.