E vrau në sy të motrës dhe kushërirës, detaje të reja nga ngjarja e rëndë, studentja ishte lidhur me...

Publikuar tek: aktualitet, më 20:01 21-01-2018 E vrau në sy të motrës dhe kushërirës, detaje të reja nga ngjarja e rëndë, studentja ishte lidhur me...

Ariela Murati, studentja që u qëllua për vdekje me armë zjarri nga 23-vjeçari Aldison Belulaj, me të cilin njiheshin prej kohësh ishte në shoqërinë e motrës dhe kushërirës.

Tre vajzat ishin duke ecur pranë spitalit Nënë Tereza, kur 21-vjeçarja u ndalua në rrugë nga Aldison Belulaj.

Ku i fundit ka kërkuar të flasë me të dhe të dy janë shkëputur pak metra larg motrës dhe kushërirës së studentes. Por nuk kanë kaluar më shumë se dy minuta kur në debat e sipër, Aldisoni ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar dy herë, duke i shkaktuar vdekjen.

Më pas ai drejtoi armën nga vetja dhe e shkrepi duke u vetëplagosur rëndë në kokë.

Aldison Belulaj kishte kërkuar dorën e vajzës në shtëpi, por si ajo dhe prindërit kishin refuzuar. Sipas shokëve të Arielës, ajo përveç se dilte shpesh për kafe dhe në festa nate me Aldisonin, së fundmi ishte lidhur me një djalë tjetër, çka mesa duket ka zemëruar 23-vjeçarin që kreu veprimin fatal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr në Qytetin Studenti, konviktorja plagos shoqen për një djalë
‘Ai do ta paguajë’, prindërit e studentes së vrarë mbërrijnë në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.020309925079346
array(1) { ["section"]=> string(105) "e-vrau-ne-sy-te-motres-dhe-kusherires-detaje-te-reja-nga-ngjarja-e-rende-studentja-ishte-lidhur-me-107422" }