E vrau SHOKU, detaje të reja nga ekzekutimi i të riut në lokalin e Tiranës, autori është NOEL DISHI (INFORMACIONE NGA POLICIA)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:13 22-01-2020 E vrau SHOKU, detaje të reja nga ekzekutimi i të riut në lokalin e Tiranës, autori është NOEL DISHI (INFORMACIONE NGA POLICIA) Viktima Vilson Tafçiu

Autori që ka ekzekutuar 28 vjecarin Vilson Tafçiu mbrëmjen e 20 janarit në Tiranë është Noel Dishi, banues në Sukth, shok me viktimën.

Këto janë detajet e reja që dalin nga ngjarja e ndodhur në zonën e "Astirit".

Familjarët e të akuzuarit janë marrë në pyetje nga policia, duke u shprehur se e njihnin viktimën si shok të djalit, dhe e dinin që midis tyre kishte një zënkë, por pa e ditur motivin. 

Policia njofton se 29 vjeçari Dishi që në fakt ka edhe dy emra të tjerë, N.K dhe M.P., është shpallur në kërkim. 

Viktima dhe autori, shok me njëri-tjetrin kanë qenë bashkë në Francë dhe Zvicër, ku edhe andej kanë pasur konflikte.

“Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim policor 29-vjeçarin dhe gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm ka ushtruar një sërë kontrollesh në disa ambiente dhe terrene, ku dyshohej se mund të fshihej 29-vjecari dhe vijon punën e pandërprerë për kapjen e tij.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

"Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, po vijojnë intensivisht punën për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve të ndodhur në Allias dhe në Astir.

Si rezultat i punës profesionale, reagimit të menjëhershëm të strukturave të Policisë dhe  bërjes së një sërë veprimesh proaktive, grupi i posaçëm hetimor ka mundur të dokumentojë me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020 në Astir, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 29-vjeçari V. T.

Bazuar në veprimet e kryera dhe  provat e grumbulluara rezulton se si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç, në orën 20:30 të mbrëmjes së datës 20 janar, në rrugën “Dhaskal Todri”, në Unazën e Re, ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke  vrarë shtetasin V. T.

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim policor 29-vjeçarin dhe gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm ka ushtruar një sërë kontrollesh në disa ambiente dhe terrrene, ku dyshohej se mund të fshihej 29-vjecari dhe vijon punën e pandërprerë për kapjen e tij.

Policia e Tiranës garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë, si dhe fton qytetarët për të bashkëpunuar më tej, në drejtim të krijimit të një ambienti sa më të sigurtë".

Më shumë detaje rreth ekzekutimit të 28-vjeçarit- kush ishte viktima VILSON TAFÇIU (NOKA)

28-vjeçari Vilson Tafçiu (Noka) u ekzekutua mbrëmjen e 20 janarit pranë lokalit të njohur “Artisti” në zonën e Astirit në Tiranë.

Dyshohet se shoku i tij Noel Disha, e thirri 28-vjeçarin jashtë lokalit dhe e qëlloi disa herë me plumba duke i marrë jetën. Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një makinë tip "Golf 6", i ndihmuar nga një person tjetër, por ka lënë pas armën e krimit.

Mësohet se viktima Tafçiu, me origjinë nga Dibra ka qenë i përfshirë në trafikimin e rreth 200 kilogram kanabis disa vite më parë, por policia po heton edhe për faktin se ai ishte dëbuar dy vite më parë nga Franca për trafik droge.

Burime për newsbomb.al. bëjnë me dije se 28-vjeçari është larguar nga Shqipëria në 7 mars të 2018-ës drejt Francës dhe në 12 mars të 2018 është arrestuar nga autoritetet franceze për shpërndarje të lëndëve narkotike, për çka është dënuar me 1 vit burg. Pasi ka kryer 8 muaj në paraburgim, në 6 nëntor të vitit 2018 është deportuar nga Franca në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091350078582764
array(1) { ["section"]=> string(129) "e-vrau-shoku-detaje-te-reja-nga-ekzekutimi-i-te-riut-ne-lokalin-e-tiranes-autori-eshte-noel-dishi-informacione-nga-policia-192803" }