'Më vranë', viktima Gëzim Saraçi mori në telefon familjarët e tij, ata shkojnë në vendngjarje dhe... (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:43 05-08-2020 'Më vranë', viktima Gëzim Saraçi mori në telefon familjarët e tij, ata shkojnë në vendngjarje dhe... (DETAJE) Ilustruese

Zbardhen detaje të tjera lidhur me krimin që ndodhi sot në Gjirokastër, në aksin rrugor Poliçan-Suhë, ku u gjet i pajetë trupi i 57-vjeçarit Gëzim Saraçi, brenda kamioçinës së tij.

Ai është vrarë me sende të forta nga bashkëudhëtari i tij, në gjaknxehtësi e sipër gjatë një konflikti të çastit.

Autori i vrasjes me origjinë nga Derviçani i Dropullit, është identifikuar pasi ka qenë viktima i cili para se të ndërronte jetë ka telefonuar familjarët e tij të cilëve u ka thënë, "Më vrau...". Duke bërë të ditur dhe emrin e autorit.

Ata menjëherë pas telefonatës kanë shkuar në vendngjarje ku dhe kanë gjetur trupin e viktimës, e më pas kanë lajmëruar policinë. Mendohet se autori i vrasjes fshihet në fshtatrat përreth zonës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080690383911133
array(1) { ["section"]=> string(116) "e-vrava-autori-i-krimit-ne-gjirokaster-mori-ne-telefon-familjaret-e-tij-ata-shkojne-ne-vendngjarje-dhe-detaje-216201" }