E zbuloi Rama dje, Ahmetaj prezanton sot nismën e qeverisë: Biznesi i vogël zero tatim fitim deri në 2029

Publikuar tek: ekonomi, më 14:49 05-06-2020 E zbuloi Rama dje, Ahmetaj prezanton sot nismën e qeverisë: Biznesi i vogël zero tatim fitim deri në 2029 Arben Ahmetaj

Kryeministri Edi Rama zbuloi dje në një emision televiziv, se biznesi i vogël do të “çlirohet” nga tatim fitimi deri në vitin 2029. Pra çdo biznes që ka një xiro vjetore deri në 140 milionë lekë të vjetra, do të paguajë zero tatim fitim.

Ky fakt është bërë i ditur edhe sot nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetajn në një konferencë për mediat. Ai theksoi se bëhet fjalë jetësimin e një plani kombëtar 2030.

“Jam këtu sot për të komunikuar me qytetarëve avancimin e planit kombëtar 2030. Ky plan do të jetë i detajuar, me reforma konkrete dhe me projekte konkret dhe me kalendarizim, muaj pas muaj e vit pas viti. Brenda planit kombëtar 2030, siç e ka konfirmuar dhe kryeministri Edi Rama, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat. Për shqiptarët që punojnë në biznesin e vogël. Kryeministri dje ka komunikuar iniciativën për çlirimin nga taskat per te gjithe biznesin e vogël deri në xhiron 14 milionë lekë. Zero tatime. Zerimi i tatimit mund te shoqerohet me heqje te vleres se tatimit te shtuar., tha Ahmetaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011538028717041
array(1) { ["section"]=> string(110) "e-zbuloi-rama-dje-ahmetaj-prezanton-sot-nismen-e-qeverise-biznesi-i-vogel-zero-tatim-fitim-deri-ne-2029-209151" }