E zbulon Halit Valteri: Grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re, lançohet në shtator

Publikuar tek: politike, më 21:59 02-07-2020 E zbulon Halit Valteri: Grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re, lançohet në shtator Halit Valteri

Deputeti i opozitës së re Halit Valteri ka bërë me dije se grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re në shtator.

I ftuar në emisionin ‘’Real Story’’, Valteri tha se 11 deputetët e grupit parlamenter demokrat janë ish-funksionarë të PD dhe kanë kontaktuar me votuesit dhe me ish-kryetarët e PD që Basha i nxori jashtë listave.

"Keni parë marrëveshjen e 17 majit. Jemi produkt i asaj marrëveshjeje. Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk është as për Halitin, as për Andin. Ndryshimi i sistemit zgjedhor, është popullore. Nuk e di pse i trembet Basha, Rama dhe Kryemadhi. 11 deputetët e grupit parlamentar demokrat, kanë qenë funksionarë në PD, të ardhur nga baza e PD. Kanë kontakte me bazën dhe votuesit. Kanë kontaktuar me ish- kryetarët e PD. Punojnë çdo ditë me strukturat. Do ketë parti tjetër. Do lançohet në shtator", tha Valteri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097579956054688
array(1) { ["section"]=> string(102) "e-zbulon-halit-valteri-grupi-parlamentar-demokrat-do-te-krijoje-parti-te-re-lancohet-ne-shtator-212626" }