E zbulon Myslim Murrizi: Rama, Basha dhe Meta janë takuar ilegalisht në Golem, prandaj reagoi ashpër ambasadorja e SHBA

Publikuar tek: politike, më 23:51 26-05-2020 E zbulon Myslim Murrizi: Rama, Basha dhe Meta janë takuar ilegalisht në Golem, prandaj reagoi ashpër ambasadorja e SHBA Deputeti Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi ka treguar mbrëmjen e sotme se reagimi i ashpër i ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim, për vrasjen e Reformës në Drejtësi, erdhi si pasojë e një takimi të zhvilluar në Golem mes Ramës, Bashës dhe Metës.

Në emisionin RepolitiX, Murrizi ka thënë se Meta është acaruar pasi mund të ketë dalë i pakënaqur nga ai takim.

Murrizi: Reagimi i ambasadës Amerikane ka ardhur pas takimit të Ramës, Bashës dhe Metës në Golem. E dinë këtë ustallarë. Zoti Duka nuk ka qenë. Nuk besoj se ai sinjal vjen për takimin publik të Metës me aleatët e PD-së, se ai ka qenë i hapur. Takimi i Metës me Bashën, Mediun dhe Dulen e Shehut është takim publik me kamera, ka qenë ditë e enjte në mëngjes. E ka fjalën për takime jashtë kamerës, takimi i këtyre që e quan "thikë pas shpine". Meta ka firmosur ndryshimin e Kodit Penal, nuk është pjesë e një pazari pas kurrizi. Nuk e ka për takimin legal, po për takimin ilegal.

Koçi: Po të kishte takim të tillë Meta s'do ishte kaq nervoz

Murrizi: Ndoshta kanë mbetur të pakënaqur nga takimi.

Koçi: Është riaktivizuar nervozizmi i Metës

Murrizi: Unë nuk jam psikolog, e njeh ti më mirë. Meta është acaruar për hatër të mospasjes, mendoj se është acaruar nga takimi. Ajo zonja ka reaguar për këtë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094969272613525
array(1) { ["section"]=> string(123) "e-zbulon-myslim-murrizi-rama-basha-dhe-meta-jane-takuar-ilegalisht-ne-golem-prandaj-reagoi-ashper-ambasadorja-e-shba-207941" }