E zë dollapi poshtë, humb jetën në Angli 9-vjeçari shqiptar

Publikuar tek: aktualitet, më 08:49 26-05-2019 E zë dollapi poshtë, humb jetën në Angli 9-vjeçari shqiptar

Një 9- vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi një dollap e zuri poshtë në një klub noti në një shkollë në Essex, Angli.

Ngjarja ka ndodhur të enjten në mbrëmje, ndërsa Leo Latifi, nga Kosova u dërgua në spital ku më vonë humbi jetën.

Policia tha se Leo ishte me anëtarët e familjes kur u rrëzua nga një dollap i cili më pas i ra sipër. Mësuesja në St Michael, Maria Rumsey, tha se stafi, prindërit, guvernatorët dhe nxënësit ishin “të tronditur dhe tepër të pikëlluar” nga vdekja e 9-vjeçarit, në klasën e katërt.

"Leo ishte një shkëndijë në shkollën tonë. Fytyra e tij e ndriçoi klasën dhe sytë e tij të blu na bënë të gjithë të buzëqeshim. Ai ishte një shkencëtar i zjarrtë", ka thënë ajo, shkruan BBC, transmeton Newsbomb.al.

_107091484_baddow2.jpg

_107093005_greatbaddowschool.jpg

_107101868_leoflowers.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010259866714478
array(1) { ["section"]=> string(65) "e-ze-dollapi-poshte-humb-jeten-ne-angli-9-vjecari-shqiptar-165736" }