Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 42-vjeçarit ka ndodhur në Kapshticë ditën e sotme.
Vinçi ka zënë poshtë aksidentalisht 42-vjeçarin i cili po rimorkionte një makinë, duke i marrë jetën tragjikisht. Akoma nuk është bërë i ditur identiteti i personit që ka ndërruar jetë dhe i shoferit. Policia ka arritur në vendngjarje dhe po merret me zbardhjen e plotë të saj. (vijon)