Artemis Vassilis rezulton e zhdukur prej 2 muajsh në Greqi.
Që prej 19 tetorit ajo nuk ka shfaqur asnjë shenjë jete dhe familja e saj është shumë e shqetësuar.
Mediat greke shkruajnë se historia e 19-vjeçares është kthyer në një ngjarje misterioze.
Avokati i familjes, Anastasios Dougas ka thënë se ajo është parë në Volos dhe ka qenë e shoqëruar nga dy bura rreth moshës 30 vjeç.
Sipas tij, 19-vjeçarja është gjallë dhe po mbahet e mbyllur diku me forcë.
“Jam i bindur që ajo është gjallë dhe se po mbahet nga disa kundër vullnetit të saj. Një fëmijë 19-vjeçar nuk mund të ketë vendosur zhdukjen pa shenja për arsyet e saj. Artemis u largua nga shtëpia për një intervistë për punë. Ne bëmë një kërkim shumë të madh në Volos, sepse kishim dëshmi dhe informacione që Artemis po kalonte nëpër një dyqan lodrash, e shoqëruar nga dy burra rreth 30 vjeç. Për një javë ne bëmë kërkime me vëllain e saj, në mënyrë që të lokalizonim vajzën në zonën specifike, por fatkeqësisht pa rezultat.
Ne gjithashtu kemi një dëshmi se ajo u pa në Peania, afër dyqanit Vodafone, duke debatuar me dikë dhe më pas duke hipur në një makinë dhe duke u larguar me shpejtësi marramendëse…Jam i bindur që Artemis, nëse do të kishte mundësi, do të kontaktonte nënën dhe babanë e saj. Artemis ishte afër familjes së saj, ajo nuk kishte ndonjë problem dhe kjo është një shqetësim i veçantë për ne. Ne apelojmë, kushdo që ka parë dhe di gjë më të vogël për Artemis, të kontaktojë qoftë edhe në mënyrë anonime me Policinë dhe të na ndihmojë",- ka thënë avokati i familjes.