Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka depozituar një padi në Gjykatën e Tiranës, kundër mediave që publikuan lajmin për makinën e tij tip "BMW", që sipas tyre kushtonte rreth 100 mijë euro.
Sipas informacioneve për Faxweb.al, Lleshaj ka paditur konkretisht portalin CNA.al, i cili ishte dhe i pari që publikoi lajmin mbi makinën e ish-ministrit.
Mësohet se në seancën paraprake që u zhvillua sot nuk ka pasur një pajtim mes palëve.