Ecuria e ekonomisë, guvernatori Sejko: Ka rritje të lehtë të punësimit, nuk ndryshon norma bazë e interesit

Publikuar tek: ekonomi, më 16:46 03-10-2017 Ecuria e ekonomisë, guvernatori Sejko: Ka rritje të lehtë të punësimit, nuk ndryshon norma bazë e interesit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko pas mbledhjes së këshillit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë ka dalë në një konferencë për shtyp.

Duke folur për mediat, Sejko u shpreh se në këto 10 muaj të parë të vitit 2017-të inflacioni ka shënuar një rënie të ndjeshme. Gjithashtu në këtë periudhe është shënuar një rritje e lehtë e punësimit dhe është ulur norma e papunësisë.

Guvernatori Sejko nënvizoi se politikat monetare kanë sjellë një ndikim pozitiv në ekonomi. Gjithashtu një aspekt shumë pozitiv në ekonomi është shënuar edhe me kreditë e këqija, numri i të cilave është ulur ndjeshëm.

Ndërkohë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e ditës së sotme ka vendosur që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit duke e lënë atë në nivelin e 1.25%.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019536018371582
array(1) { ["section"]=> string(110) "ecuria-e-ekonomise-guvernatori-sejko-ka-rritje-te-lehte-te-punesimit-nuk-ndryshon-norma-baze-e-interesit-94595" }