Edhe 113 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 63 pacientë lënë spitalin

Publikuar tek: rajon, më 21:36 01-07-2020 Edhe 113 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 63 pacientë lënë spitalin Foto ilustruese

Shënohen 113 raste të reja me koronavirus në Kosovë, në vetëm 24 orët e fundit.

Të dhënat janë bërë të ditura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës që njofton gjithashtu se 63 persona janë shëruar.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 2.991.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

67 TË SHËRUAR DHE 113 RASTE ME COVID-19!

Sot më 01 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 266 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 113 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive 2.991 raste nga 24.046 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 54 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Sot më 01 korrik 2020, janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.644 raste, kurse raste aktive 1.293.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099129676818848
array(1) { ["section"]=> string(80) "edhe-113-raste-te-reja-me-koronavirus-ne-kosove-63-paciente-lene-spitalin-212488" }