Edhe ‘Akërnia’ në Arbitrazh, kompania mund të kërkojë 110 milionë euro nga shteti shqiptar

Publikuar tek: ekonomi, më 07:37 26-11-2020 Edhe ‘Akërnia’ në Arbitrazh, kompania mund të kërkojë 110 milionë euro nga shteti shqiptar

Në 10 nëntor 2018 qeveria shqiptare shpalli fituesin që do të ndërtonte parkun e parë fotovoltaik në vend, atë të Akërnisë dhe bëhej fjalë për konsorciumin India Poëer Coporation LTd. Por dy vite më pas kontrata me këtë konsorcium nuk u nënshkrua asnjëherë.

Kjo ka bërë që çështja tani të shkojë në dyer të Arbitrazhit. Burime për “Monitor” thane se kompania ka gati dosjen dhe ka paralajmëruar për një dëmshpërblim 110 milionë euro, para të cilat do të paguhen nga shteti shqiptar nëse Arbitrazhi vendos pro kompanisë. Vetë administatori i “Akërnia Solar” kompania e regjistruar në Shqipëri për këtë projekt, Klint Babliku i pyetur nga “Monitor” u shpreh se nuk ishte i autorizuar zyrtarisht për të folur për këtë çështje duke preferuar që të mos jepte detaje.

Përfaqësuesi tjetër i Arka Energy B.V Pranay Jain, që është kompania që zotëron 100% kuotat e “Akërni Solar” dhe pjesë e grupit të India Power i kontaktuar me email nuk reagoi lidhur me këtë çështje deri në momentin e publikimit të lajmit.

Ministria e Infrastrukturës dhe  Energjisë  e pyetur nga “Monitor” lidhur me këtë çështje kërkoi kohë për t’ju përgjigjur interesit por nuk dha një afat të saktë se kur mund të kishte gati një reagim zyrtar.

Karavastja dhe Spitalla si projekte të reja

Parku fotovoltaik i Akërnisë parashikohej që të ndërtohej për një vlerë 70 milionë euro nga India Power. Në atë kohë oferta e shpallur fituese, siguronte një çmim energjie për 50 MW me një vlerë prej 59.9 Euro/MW për 15 vite dhe një kapacitet shtesë prej 50 MW (100 MW në total) pa mbështetje për blerje energjie. Afati i zbatimit të investimit vlerësohej 18 muaj. Në atë kohë ky ankand do të përgëzohej si nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ashtu edhe nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Më vonë qeveria do të shpallte një tjetër garë për një park fotovilatik në Karavasta. Edhe pse procedurat e garës u vonuan për shkak të situatës së pandemisë në maj të këtij viti u shpall edhe kompania fituese për këtë projekt që ishte francezja Voltalia. Çmimi i dhënë nga kjo e fundit ishte 24.89 euro shumë më poshtë sesa tavani 55 euro që kishte vendosur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në korrik u nënshkua edhe marrëveshja me Votalia-n dhe investimi për këtë impiant llogaritet rreth 100 milionë euro. Parku fotovoltaik i Karavastasë është më i madhi i projektuar në vend me 140 MË, ku 70 megavat janë të ndarë për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe 70 megavat me çmim të rregulluar. Çmimi i rregulluar zgjat për 15 vite dhe do të blihet nga OSHEE.

Së fundmi qeveria njoftoi hapjen e garës për një tjetër park fotovolatik këtë herë në Spitallë. Ky park do të ketë një kapacitet të instaluar prej 100 MW nga të cilat 70 MW do të blihen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nëpërmjet një kontrate për blerjen e energjisë me çmim të paracaktuar dhe 30 MW do të tregtohen në treg të lirë. Ashtu si në ankandin paraardhës çmimi tavan është vendosur 55 euro

Arbitrazhet fatura “e kripur” që po rritet çdo ditë, mund te arrije mbi 364 mln euro

Aktualisht në arbitrazhe janë disa çështje me vlerë qindra  milionë euro që pritet të rëndojnë në xhepat e taksapaguesve shqiptarë në vazhdim. Vetëm nga KLSH deri në fund të vitit 2019 llogariten 19 miliardë lekë detyrime për vendime Gjyqësore Ndërkombëtare. Aktualisht shteti shqiptar duhet ti paguajë 110 milionë euro investitorit Italian Francesco Becchheti Nga ana tjetër edhe Kurum ka një çështje të hapur me shtetin shqiptar ku kërkon 100 milionë euro ndërsa kompania greke Actor që ndërtoi tunelin Tiranë-Elbasan dhe dy lotetet e tjera të autostradës në bashkëpunim me Copri ka kërkuar 44 milionë euro po në gjykatë ndërkombëtare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Joe Biden fillon punën për formimin e stafit të tij në Shtëpinë e Bardhë, pritet rikthimi i ish-zyrtarëve të administratës Obama
»
Article Logic
Execution time: 0.017775058746338
array(1) { ["section"]=> string(94) "edhe-akernia-ne-arbitrazh-kompania-mund-te-kerkoje-110-milione-euro-nga-shteti-shqiptar-229144" }