Edhe ”Anonymous” kërcënon ISIS-in

Publikuar tek: bota, më 22:00 23-03-2016 Edhe ”Anonymous” kërcënon ISIS-in

Edhe rrjeti ndërkombëtar i hackerave ”Anonymous” i ka shpallur luftë totale ISIS-it me anë të një videoje, pas atentateve në Bruksel.

“Liria jonë u sulmua dhe nuk mund të vazhdojë më kështu. Ne do të luftojmë pa asnjë mëdyshje kundër terrorizmit”, thuhet në video.

”Pas atentateve të 13 nëntorit të kaluar në Paris ne sabotuam 5 500 adresa në Twitter, të lidhura me ISIS-in. Kemi piratuar gjithashtu një portofol elektrionik me tre milionë bitcoin, valutë dixhitale e përdorur në web-in Dark, hyrja kryesore për ISIS-in”, shton ”Anonymous”.

”Do t’ju gjejmë, ne jemi në të gjithë botën dhe jemi shumë më shumë nga sa mund ta imagjinoni. Dridhuni. I ftojmë të gjithë të luftojnë me ne. Ne mbrojmë lirinë dhe tolerancën, nuk do t’ju falim! Mos e harroni këtë!”, përfundon ”Anonymous”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lirohen 3 shqiptarët në Mynih, me 30 mijë eurot do blinin shtëpi
Sulmet në Bruksel sjellin pasojat e para për refugjatët, Polonia refuzon pranimet e reja »
Article Logic
Execution time: 0.011795997619629
array(1) { ["section"]=> string(37) "edhe-anonymous-kercenon-isis-in-35858" }