‘Edhe delet reagojnë...’, Manjani apel të fortë për ‘Zgjedhoren’: Marrja e pushtetit me dhunë nuk pranohet

Publikuar tek: politike, më 16:18 02-06-2020 ‘Edhe delet reagojnë...’, Manjani apel të fortë për ‘Zgjedhoren’: Marrja e pushtetit me dhunë nuk pranohet Keshilli Politik

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me ngërçin e krijuar mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.

Manjani bën apel që Kodi Zgjedhor të mos miratohet në mënyrë të njëanshme, ndërsa thekson se edhe sikur i “florinjtë të jetë, nuk pranohet”.

“Marrja e pushtetit me dhunë nuk pranohet! Po aq e papranueshme është edhe mbajtja e pushtetit pa zgjedhje!!!

Ndaj nuk ka shumë obsione në tryezë. Duhet një ligj zgjedhor që i fut palët në zgjedhje dhe jo ultimatume që i fut në llogore luftarake.

Kodi Zgjedhor i miratuar në mënyrë të njëanshme nga parlamenti monist edhe sikur i florinjtë të jetë, NUK PRANOHET!

Braktisja e tryezës së konsensusit është antidemokratike, antishqiptare e antiperëndim. Nevoja për të mbajtur me çdo kusht pushtetin do ketë një fund. Edhe delet reagojnë...”, shkruan ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098168849945068
array(1) { ["section"]=> string(104) "edhe-delet-reagojne-manjani-apel-te-forte-per-zgjedhoren-marrja-e-pushtetit-me-dhune-nuk-pranohet-208802" }