Edhe Duka i gatshëm për zgjedhje të PARAKOHSHME: Po bëhemi gati me një alternativë konkrete

Publikuar tek: politike, më 20:33 18-07-2019 Edhe Duka i gatshëm për zgjedhje të PARAKOHSHME: Po bëhemi gati me një alternativë konkrete Agron Duka në takim me strukturat e PAA në Berat

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se po përgatitet për zgjedhje të parakohshme.

Pas një takimi me strukturat e kësaj force politike në Berat, Duka shprehet se partia e tij po bëhet gati për zgjedhje të parakohshme “me një alternativë konkrete për problemet reale të qytetarëve”.

Edhe zyrtarë të tjerë të lartë opozitarë, kryesisht nga Partia Demokratike, kohët e fundit kanë lëshuar sinjale në rrjetet sociale se po përgatiten për zgjedhje të parakohshme. Ky duket të jetë vizioni i opozitës shqiptare që sheh tre palë zgjedhje në tetor të këtij viti. Megjithatë mazhoranca duket e palëkundur nga 30 qershori.

“Në një shtet ku Parlamenti është i rremë, votimet janë të rreme, ekonomia është e rreme, vetëm hallet e qytetarëve janë reale. Nga Berati, me strukturat e Partisë Agrare Ambientaliste, po bëhemi gati për zgjedhjet e parakohshme, me një alternativë konkrete për problemet reale të qytetarëve, fermerëve, blegtorëve, agronomëve dhe veterinerëve të lënë në harresë”, shkruan Agron Duka në rrjetet sociale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071489810943604
array(1) { ["section"]=> string(97) "edhe-duka-i-gatshem-per-zgjedhje-te-parakohshme-po-behemi-gati-me-nje-alternative-konkrete-172626" }