Qyteti i Durrësit është përfshirë nga moti i keq, ku si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, uji ka vërshuar në rrugë, banesa e biznese.
Qarkullimi i automjeteve bëhet me vështirësi, ndërsa uji ka arritur disa centimetra. Ndonëse jo në situatën që ka prekur jugun e vendit, edhe Durrësi shfaqet problematik dhe me dëme të konsiderueshme materiale si pasojë e motit të keq.
Pritet që situata të përkeqësohet me shtimin e reshjeve. Edhe ministri Panarit deklaroi për mediat se Shqipëria ka hyrë në sezonin e reshjeve.
{gallery}Durres1{/gallery}