Edhe Edi Paloka mund ta djegë mandatin e deputetit

Publikuar tek: politike, më 21:05 06-03-2016 Edhe Edi Paloka mund ta djegë mandatin e deputetit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehet se, opsioni i djegies nuk është një rrugë proteste e propozuar vetëm nga ish­ Kryeministri Berisha dhe ish ­Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Paloka thekson se kjo ide është diskutuar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD­-së.

“Djegia e mandateve nuk është ide vetëm e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit, por një nga opsionet e shumta që është diskutuar në mbledhjet e grupit parlamentar demokrat”, shprehet Paloka për “News 24”.

Deputetët e opozitës bojkotuan seancën e fundit parlamentare duke mbajtur qëndrimin se nuk po reflektohen kërkesat e PD­së që kanë të bëjnë me mbarimin e mandatit për tre deputetët të mazhorancës, të cilët akuzohen se kanë shkelur Kushtetutën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097429752349854
array(1) { ["section"]=> string(56) "edhe-edi-paloka-mund-ta-djege-mandatin-e-deputetit-34397" }