Gazetari Bledi Mane ka sjellë në profilin e tij dy fotografi nga Vjena, ku dallohet i shkruar një miks emrash mes atij të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.
Mane thotë se këta dy emra i mungojnë koshave të Shqipërisë ndaj po i sjell me anë të fotografive nga kryeqyteti i Austrisë, aty ku për koeçidencë ndodhet kryeministri Edi Rama.
Ja çfarë shkruan Mane:
“PËR JU LEPURUSHAT FRIKACAKË TË TIRANËS!
Në përgjithesi vendet postomuniste me tranzicion të zgjatur gatuajnë një frikë kolektive ndaj pushtetit dhe këtë e tregojne në përditshmëri ose kur votojnë. Ndryshe ndodh në Shqipëri ku revolta për plehrat ka trimëruar aktivistët në raport me qeverinë por druhen te atakojne edhe opoziten si bashkevotuese e ligjit pardje ne parlament. Dhe per tua mos konsumuar kohen tuaj te fundjaves po u nis dy foto nga kazanet e plehrave ne Vjenë. Janë dy emra që mungojnë në Tiranë. I keni ofertë: dy emra brenda një kazani. Gjithësesi të dashur aktiviste pasive po u them dicka,edhe unë e kundërshtoj fort atë ligj por mos u mbetet hatri. Lajmi i kërcënimi i Kryeprokurori Llalla si dhe lajmi për dashnorin e ri të aktores së vjetër Olta Gixhari ua dhjeu kauzën..."