Edhe Foreign Policy thyen traditën, mbështet për herë të parë një kandidat për president

Publikuar tek: bota, më 10:09 11-10-2016 Edhe Foreign Policy thyen traditën, mbështet për herë të parë një kandidat për president

Një nga revistat me më shumë ndikim në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, Foreign Policy, ka thyer traditën duke mbështetur për herë të parë që prej themelimit, një kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas Usa Today dhe shumë gazetave afër republikanëve, “FP” është e radhës që mbështet demokraten Hillary Clinton në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Botuesit e revistës kanë publikuar një artikull ku shpjegojnë këtë pozicionim të tyrin, të parin që prej vitit 1970. Për “Foreign Policy”, presidenca në duart e Donald Trump është kërcënimi më i madh me të cilin rrezikon të përballet Amerika dhe republikani është kandidati më i keq në historinë e këtij shteti që kërkon të marrë këtë detyrë.

“FP” thekson se në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, që kjo revistë mbulon, Trump ka treguar se nuk është i aftë dhe ka mungesë të theksuar informacioni. Në artikull shkruhet se Donald Trump ka mbështetur veprimet e një tirani si Vladimir Putin, ndërsa ka nxjerrë shpesh herë në pah injorancën e tij për sistemin nuklear të SHBA-së, marrëdhëniet me shtetet e tjera dhe trajtimin e çështjeve fetare.

Sa i përket Hillary Clinton, Foreign Policy shprehet se demokratja përfaqëson totalisht të kundërtën e Donald Trump. Fillimisht si Zonja e Parë, senatore e Nju Jorkut dhe më pas Sekretare e Shtetit, Clinton ka të gjithë bagazhin dhe përgatitjen e nevojshme për të udhëhequr sërish diplomacinë amerikane, kësaj here nga Shtëpia e Bardhë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028340101242065
array(1) { ["section"]=> string(93) "edhe-foreign-policy-thyen-traditen-mbeshtet-per-here-te-pare-nje-kandidat-per-president-55772" }