Edhe Kejdi Mehmetaj s’përmbahet ndaj Elisa Spiropalit: Është bërë si ajo e mizës së kalit, i duket vetja e mençur! Është një RROBË E PËRDORUR

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:21 03-07-2019 Edhe Kejdi Mehmetaj s’përmbahet ndaj Elisa Spiropalit: Është bërë si ajo e mizës së kalit, i duket vetja e mençur! Është një RROBË E PËRDORUR Spiropali-Mehmetaj

Pas Nora Malajt, edhe ish-deputetja e re e LSI Kejdi Mehmetaj nuk përmbahet ndaj Elisa Spiropalit.

Mehmetaj e quan ministren e Shtetit një “rrobë të përdorur” që sipas saj do ketë fundin e të gjitha rrobave të përdorura që hidhen në kazanin e plehrave.

‘Zukatja e Elisës është bërë si ajo e mizës së kalit. Pasi del nga poshtë bishtit të kalit i duket vetja se eshte e mençur dhe triumfatore. Nga “Ramaforma” në drejtësi ajo është një ndër përfitueset e para, duke shpëtuar nga raportet e “Croën Agents” që u fshinë, nga nafta bruto që derdhej lumë në serbatorët e makinave të shqiptarëve dhe mushkritë e femijëve, deri tek dogana e Fierit që u bë më e madhe se ajo e Durrësit. Nga tenderat e ujësjellsave tek kondicionerët dhe kolitë e cigareve që zhdoganoheshin si rroba të përdorura. Fiks siç është edhe vetë, nje rrobë e përdorur!

Miza e kalit vazhdon zukatjen. Sa të ketë PPP-në e zgjedhur me 69 vota ajo do “bëz bëz” e qetë.

Por fundin do e ketë si një rrobë shumë e përdorur e hedhur pa asnjë dhimbshuri në kazanet e plehrave, nga ku sot merr vëmendje zukatja e saj’, shkruan Mehmetaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069799423217773
array(1) { ["section"]=> string(145) "edhe-kejdi-mehmetaj-s-permbahet-ndaj-elisa-spiropalit-eshte-bere-si-ajo-e-mizes-se-kalit-i-duket-vetja-e-mencur-eshte-nje-rrobe-e-perdorur-170957" }