Edhe ky leopard bie viktimë e çmendurisë të selfie-ve

Publikuar tek: bota, më 19:59 28-06-2015 Edhe ky leopard bie viktimë e çmendurisë të selfie-ve

Duket se edhe kafshët kanë rënë viktima të çmendurisë së selfie-ve. Leopardi me emrin Tia, ka zgjatur putrën nga kurioziteti duke realizuar vetë një foto-selfie, teksa fotografi Russell McLaughlin afroi aparatin e tij.

Tia jeton në Afrikën e Jugut, në një qendër që kujdeset për kafshët e rrezikuara dhe që ka arritur të shpëtojë 164 leopardë në 16 vite.

Leopardi është rritur nga njerëzit dhe ka krijuar besim ndaj tyre, për këtë arsye është e pamundur që të përshtatet me botën e egër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022428035736084
array(1) { ["section"]=> string(59) "edhe-ky-leopard-bie-viktime-e-cmendurise-te-selfie-ve-14835" }