Edhe meshkujt mund të preken nga kanceri i gjirit, thotë studimi i ri. Ja simptomat

Publikuar tek: bota, më 22:36 04-05-2017 Edhe meshkujt mund të preken nga kanceri i gjirit, thotë studimi i ri. Ja simptomat

Kur bëhet fjalë për kancerin e gjirit automatikisht të shkon mendja te një grua. Në fakt, të dhënat tregojnë se mund të preken edhe meshkujt, ndonjëse në një numër shumë të kufizuar.

Kanceri i gjirit është një sëmundje e cila prek kryesisht gratë midis moshës 45 dhe 55 vjeç.

Sipas “The Sun”, kjo sëmundje mund të prekë edhe meshkujt në një përqindje shumë të vogël, kryesisht ato mbi moshën 60 vjeç.

Është e nevojshme të tregohet se ka raste të njerëzve në Peru të prekur nga kjo sëmundje e keqe. Pavarësisht se ka vetëm vlerësime dhe jo statistika zyrtare, rritja e numrit është e konsiderushme. Meshkujt duhet të dinë se gjëndra e qumështit ekziston edhe në gjoksin mashkullor, dhe si rrjedhojë mundësitë janë të mëdha për shfaqjen e kancerit.

Sipas specialistëve, në pesë vitet e ardhshme do të vazhdojë të ketë një rritje në mënyrë dramatike të numrit të prekurve me kancer në gji. Për këtë rekomandohen kontrollet e rregullta në mënyrë që ta shmangni atë, sepse vetëm nëse kapet në fazën fillestare ekziston mundësia e shërimit.

Në rastin e femrave, mjekët rekomandojnë që çdo grua duhet të bëjë vetë ekzaminim të gjirit në bazë mujore, vlerësim klinik një herë në vit dhe mamografi pas moshës 40 vjeçare në bazë vjetore. Ky test i fundit ndihmon në zbulimin e hershëm të kancerit te pacientët të cilët nuk shfaqin simptoma të sëmundjes.

Por, tashmë duhet që edhe meshkujt t’i drejtohen mjekut për konsulta mjekësore për të parë nëse çdo gjë shkon mirë me shëndetin e tyre.

Simptomat kryesore të kancerit të gjirit te meshkujt lidhen kryesisht:

1.Ndryshimi në madhësinë ose formën e gjoksit

2.Skuqje të gjoksit

3.Ënjtje në sqetull ose në zonën përreth

4.Ndryshimi në cilësi të lëkurës

5.Dhimbje të vazhdueshme

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kandidatja për presidente e Francës sulmohet me breshëri vezësh nga protestuesit
E pabesueshme, fotoja e kësaj foshnje po bënë xhiron e botës, arsyeja do t’ju shokojë »
Article Logic
Execution time: 0.011661052703857
array(1) { ["section"]=> string(87) "edhe-meshkujt-mund-te-preken-nga-kanceri-i-gjirit-thote-studimi-i-ri-ja-simptomat-77519" }