Edhe në SHBA akuza për vjedhje votash, Donald Trump: Të përsëriten zgjedhjet

Publikuar tek: bota, më 19:00 03-02-2016 Edhe në SHBA akuza për vjedhje votash, Donald Trump: Të përsëriten zgjedhjet

Nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në vendin modelin më të suksesshëm të demokracisë në botë, në SHBA, bëhen akuza për vjedhje votash.

Donald Trump ka akuzuar kundërshtarin e tij Ted Cruz se ka manipuluar rezultatin në shtetin e Iowa në zgjedhjet për kandidatin që do përfaqësojë republikanët në garën për President të SHBA-së.

“Ted Cruz nuk fitoi në Iowa, ai vodhi zgjedhjet. Prandaj të gjitha sondazhet rezultuan të gabuara dhe ai mori më shumë vota seç pritej. Keq. Bazuar në mashtrimet e kryera nga senatori Ted Cruz në Iowa, duhet të bëhen zgjedhje të reja, ose rezultati i Cruz të shpallet i pavlefshëm” shkruan Trump në Twitter.

Ted Cruz kundër çdo parashikimi arriti që të shpallej fitues në zgjedhjet e para të kryera në shtetin Iowas, duke përmbysur çdo parashikim të bërë gjatë këtyre muajve. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037298917770386
array(1) { ["section"]=> string(80) "edhe-ne-shba-akuza-per-vjedhje-votash-donald-trump-te-perseriten-zgjedhjet-31664" }