Edhe Pence, si guvernator i Indianës, ka përdorur e-mail privat për çështje shtetërore

Publikuar tek: bota, më 15:28 03-03-2017 Edhe Pence, si guvernator i Indianës, ka përdorur e-mail privat për çështje shtetërore

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence ka përdorur një e-mail privat për të menaxhuar çështje të polikës në përgjithësi, ndërsa mbante postin e guvernatorit të Indianës, raportoi sot një media amerikane.

E-mailet e siguruara nga “Indianapolis Star”, gazetë e këtij shteti, kanë treguar se Pence përdorte këtë postë elektronike private për mesazhe që kishin rënë pre e një sulmi kibernetik verën e kaluar, sipas së përditshmes, ku diskutoheshin çështje të ndjeshme dhe që kishin të bënin me sigurinë kombëtare.

“Si guvernator, Pence është në pajtueshmëri të plotë me ligjin e shtetit të Indianës në lidhje me përdorimin e email-eve dhe ruajtjen e tyre”, saktësoi zyra e tij për të përditshmen.

Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në 2016 përkrah Donald Trump, Mike Pence kritikoi rivalen e tyre demokrate, Hillary Clinton se ka përdorur një llogari private e-mail, e lidhur me një server privat kur ajo mbante postin e sekretares së Shtetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarr i fuqishëm në kullën e Trump, evakuohet ndërtesa luksoze
EMRAT/ Prodhonin drogë të klasit B, pesë shqiptarët përpara drejtësisë britanike por seanca shtyhet për një arsye qesharake »
Article Logic
Execution time: 0.011511087417603
array(1) { ["section"]=> string(90) "edhe-pence-si-guvernator-i-indianes-ka-perdorur-e-mail-privat-per-ceshtje-shteterore-70653" }