'Edi is the guy', Vuçiç batuta me Ramën gjatë shëtitjes në Novi Sad (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 10:02 10-10-2019 'Edi is the guy', Vuçiç batuta me Ramën gjatë shëtitjes në Novi Sad (VIDEO)

Pas takimit për 'Shengenin Rajonal', liderët e tre vendeve të Ballkanit kanë bërë një xhiro në shëtitoren e Novi Sad, Serbi.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeminisrja serbe Ana Bërnabiç dhe presidenti Aleksandër Vuçiç duken mjaft të qeshur në shëtitjen e tyre, teksa kamerat i kanë ndjekur këmba-këmbës.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as batutat mes tyre. Gazetarët e kanë pyetur Vuçiçin se çfarë do të thotë ky takim për Ballkanin.

Lideri serb e ka nisur me një batutë për Ramën. "Edi is the guy…”, shprehet Vuçiç duke ja dhënë më pas fjalën Ramës, i cili pasi buzëqesh shton: “Eshtë mahnitëse që jemi të gjithë këtu, duke u përpjekur të çojmë përpara atë që është thënë shpeshherë në raste të ndryshme së bashku me miqtë tanë europianë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071969032287598
array(1) { ["section"]=> string(77) "edi-is-the-guy-vucic-batuta-me-ramen-gjate-shetitjes-ne-novi-sad-video-181470" }