Edi Paloka skeptik: Nuk u besoj shifrave të të prekurve që raportohen nga qeveria, duket sikur vendosen në Surrel

Publikuar tek: politike, më 23:57 31-03-2020 Edi Paloka skeptik: Nuk u besoj shifrave të të prekurve që raportohen nga qeveria, duket sikur vendosen në Surrel FotoArkive: Nënkryetari i PD Edi Paloka

Nënkryetari i PD Edi Paloka thotë se shifrat që raporton qeveria për të infektuarit me Covid-19, nuk janë reale, biles ai u shpreh se duket sikur vendosen nga shtëpia e kryeministrit në Surrel.

“Unë nuk u besoj shifrave që raportohen, sepse nga të gjitha rrethanat dhe nga të dhënat që kam privatisht, nuk besoj se janë shifrat që deklarohen nga qeveria. Duket sikur mblidhen në Surrel dhe vendosin se sa do të deklarojnë. Kam vënë re se edhe disa mjekë zyrtarë që bëhen pjesë e lojës së qeverisë, që nuk duhet të ndodhë kështu pasi kanë një rol shumë të rëndësishëm”, u shpreh Paloka në emisionin Tempora.

Sipas demokratit, OBSH-ja ka kërkuar më shumë testime, kurse ministrja e Shëndetësisë gënjen duke thënë se po bëhen pak testime se kështu është kërkuar nga OBSH.

“Pashë zv. Ministren e Shëndetësisë në një media tjetër kur iu bë pyetje se pse nuk po bëhen testime më tepër, ajo tha se kjo është ajo që OBSH ka vendosur që të ndiqet kjo mënyrë, por kjo nuk është e vërtetë pasi OBSH ka një javë që thotë testime, testime. Pra, është detyruar që për hir të qeverisë së saj të gënjejë dhe nuk është i vetmi rast. Ndërsa informacionet private që nuk po i them, kanë të bëjnë me kohën përpara se kryeministri të thotë “çfarë është ky virus”. Ka pasur edhe vdekje. Të dhënat e mia do të vërtetohen, do të vijë dita”, përmbylli Edi Pakola, nënkryetar i PD.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093059539794922
array(1) { ["section"]=> string(118) "edi-paloka-skeptik-nuk-u-besoj-shifrave-te-te-prekurve-qe-raportohen-nga-qeveria-duket-sikur-vendosen-ne-surrel-200856" }