Edi Rama: Angela Merkel më ka bërë një kompliment shumë të bukur (Video)

Publikuar tek: politike, më 22:21 20-02-2018 Edi Rama: Angela Merkel më ka bërë një kompliment shumë të bukur (Video)

Në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nano, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur për marrëdhënien e tij me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Për Ramën, kjo marrëdhënie për të është shumë e posaçme.

“E vërteta është që qysh në momentin e parë kemi pasur një marrëdhënie, për mua shumë të posaçme. Për atë s’besoj që të hyj te marrëdhëniet e saj të posaçme sepse ka shumë të tjerë përpara meje”, tha Rama.

Sipas Kryeministrit të Shqipërisë, Angela Merkel e ka komplimentuar, kur ai u shfaq për herë të parë me atlete.

“Çfarë mund të mendojë Angela Merkel për Edi Ramën? Nuk e di duhet ta pyesni, nuk e kam idenë. Di të them që për atletet, kur u shfaqën për herë të parë më ka bërë një kompliment shumë të bukur”, tha kreu i qeverisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091469287872314
array(1) { ["section"]=> string(76) "edi-rama-angela-merkel-me-ka-bere-nje-kompliment-shume-te-bukur-video-110913" }