Edi Rama bën deklaratën e fortë: Asnjë kokërr leku për rrugë në fshatra, se shkoni në qytet dhe luani bixhoz

Publikuar tek: politike, më 13:15 02-02-2018 Edi Rama bën deklaratën e fortë: Asnjë kokërr leku për rrugë në fshatra, se shkoni në qytet dhe luani bixhoz

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme zhvilloi një takim me të gjithë fermerët në kuadër të programit “100 fshatrat”. 

Ky program është një model i ri i zhvillimit rural përmes një programi që përfshin infrastrukturë, agroturizëm, trashëgimi kulturore dhe nxitje të punësimit përmes mbështetjes direkte për sipërmarrjen fermere.

Gjatë fjalës së tij, Rama dha  një njoftim të rëndësishëm për të gjitha bashkitë e qyteteve të Shqipërisë.

Kryeministri u shpreh se nuk do të japë asnjë kokërr leku për bashkitë të cilat nuk do të performojnë dhe do të çojnë përpara reformën e ujit.

Sakaq, theksoi se nuk do të ndërtohen me rrugë nëpër fshatra, vetëm nëse do të jenë në funskion të turizmit dhe te agroturizmit.

Më shumë nga deklarata e kyeministrit Rama:

Në këtë pikë po shfaqen të gjithë njësoj. Sikundër e kemi sqaruar, edhe ministri i infrastrukturës, nuk do të japim asnjë lek për investime në ujësjellsa, për bashki që nuk performojnë dhe nuk çojnë përpara reformën e uijit.

Asnjë kokërr leku për mbështetje për infrastrukturë rurale, për bashki  që nuk janë aktive në thithje të fondeve alternative të AZHBR, apo investimeve në agroturzizëm.

Rrugë ne nuk do bëjmë më, sepse nuk iu pa hajri rrugëve në zonat rruale  për kaq shumë vite.

Rugë për të shkuar në qytet për të luajtur bixhoz, nuk ka më. Do u japim mundësi të rinjve, që me fantazi të ndërtojnë një agroturizëm, duke shfrytëzuar shtëpinë e vjetër të gjyshit. Të bëhesh i pasur dhe për këtë ne do mbështesim, me ndërhyrje për të ndërtuar rrugë, me fonde shtesë për të bërë invëestimin, ama vetëm në bashkëpunim me ata që duan të bëhen zot të vetes. Jo për ata që rrinë në kafet e fshatit dhe presin Cristiano Ronaldon të zgjidhë hallet e jetës, por duke ndërtuar të ardhmen me mund dhe me kreativitet. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011143207550049
array(1) { ["section"]=> string(113) "edi-rama-ben-deklaraten-e-forte-asnje-kokerr-leku-per-rruge-ne-fshatra-se-shkoni-ne-qytet-dhe-luani-bixhoz-108849" }