Edi Rama dhe Lulzim Basha bashkë në të njëjtin event, kush është politikani kosovar që BASHKOI dy kundërshtarët e politikës shqiptare (VIDEO NGA EVENTI)

Publikuar tek: politike, më 10:43 09-11-2019 Edi Rama dhe Lulzim Basha bashkë në të njëjtin event, kush është politikani kosovar që BASHKOI dy kundërshtarët e politikës shqiptare (VIDEO NGA EVENTI) Edi Rama dhe Lulzim Basha

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Gjjilanit Lutfi Haziri ka festuar mbrëmjen e djeshme 50-vjetorin e lindjes.

Politikani kosovar ka zgjedhur që këtë ditëlindje ta festojë mes miqsh dhe të afërm, në një festë shumë elegante, fine e me të ftuar të rëndësishëm, ku nuk munguan edhe figura të njohura të politikës së Kosovës dhe Shqipërisë.

Edhe pse jo fizikisht, në festën e madhe të organizuar në Gjilan, nuk munguan as kryeministri shqiptar Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha.

Njëri pas tjetrit dhe plot batuata, numri një i qeverisë shqiptare dhe kryedemokrati uruan politikanin përmes videomesazheve të shfaqura në ekranin e madh,  duke shkaktuar kështu të qeshura edhe ovacione mes të ftuarve atje.

‘Kur kemi qënë të vegjël ti ishe aty, tani ne u rritëm ti je aty, ne do ikim, ti do mbetesh aty. Po aty mbetsh për të mirën e të gjithëve... të familjes, të Kosovës, të Shqipërisë dhe ...të shoqërisë, jo. Sepse shoqëria do këtë vdek atëhere’, tha mes humorit kryeministri Rama.

Fill pas urimit të tij shfaqet edhe opozitari Basha, i cili ka dy fjalë për Lutfi Hazirin.

‘I dashur Lut, të dashur familjarë të Lutës, ju uoj nga zemra ditëlindjen e Lutës, edhe 100. Je akoma djalë i ri, siç jam dhe unë, je për të gjithë qytetarët e Kosovës, ndonëse shumë ke dhënë tashmë’, e mbyll Basha.

 

VIDEO NGA DITËLINDJA E LUTFI HAZIRIT DHE BATUTAT E DY KUNDËRSHTARËVE POLITIKË, NJËRI PAS TJETRIT

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074570178985596
array(1) { ["section"]=> string(156) "edi-rama-dhe-lulzim-basha-bashke-ne-te-njejtin-event-kush-eshte-politikani-kosovar-qe-bashkoi-dy-kundershtaret-e-politikes-shqiptare-video-nga-eventi-185249" }