Edi Rama e PARASHIKOI dhe “i iku me lezet” çështjes për “Kushtetuesen”. Tani 'shijon' nga larg përplasjen e Metës me ndërkombëtarët

Publikuar tek: politike, më 16:42 22-11-2019 Edi Rama e PARASHIKOI dhe “i iku me lezet” çështjes për “Kushtetuesen”. Tani 'shijon' nga larg përplasjen e Metës me ndërkombëtarët Edi Rama / Ilir Meta

Sot bëhet një javë që kur kryeministri Edi Rama i është shmangur përplasjes së madhe për Gjykatën Kushtetuese. Presidenti Ilir Meta ashpërson “betejën” me ambasadorët e huaj.

Herën e fundit që Rama përmendi Kushtetuesen ishte një javë më parë, nga foltorja e Parlamentit që u mblodh për të miratuar një rezolutë të jashtëzakonshme kundër vendimeve të presidentit Meta.

Por nëse lexon sot fjalët që Rama tha një javë më parë, kupton edhe arsyen pse kryeministri ka vendosur të “humbasë” duke iu shmangur kësaj përplasje. “Përplasja është jo mes nesh dhe Ilir Metës, por mes Ilir Metës dhe drejtësisë,” tha Rama në Parlament.

E sot Meta gjendet i vetëm në këtë përplasje, si “ushtari i parë”, ndërsa opozita jashtëparlamentare e shtyn dhe mbështet me deklarata të herëpashershme të ish-deputetëve në rrjetet sociale.

Rama, në fjalimin e tij të fundit në Parlament, duket se e parashikoi edhe përplasjen e Metës me ndërkombëtarët, raporton newsbomb.al. Paralajmërimi i tij rezultoi i vërtetë.

“Meta nuk kursen as partnerët strategjik dhe as dy aleatët e mëdhenj, SHBA dhe BE, duke na vënë të gjithëve në një pozitë jo komode dhe të turpshme,” tha Rama dhe shtoi: “Tani është çështje ditësh shpallja e luftës kundër tyre”.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13346195220947
array(1) { ["section"]=> string(131) "edi-rama-e-parashikoi-dhe-i-iku-me-lezet-ceshtjes-per-kushtetuesen-tani-shijon-nga-larg-perplasjen-e-metes-me-nderkombetaret-186834" }