'Edi Rama është artist i mashtrimit', Basha sulmon kryeministrin: 1 në 3 familje shqiptare nuk kanë të hanë (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 09:38 20-08-2019 'Edi Rama është artist i mashtrimit', Basha sulmon kryeministrin: 1 në 3 familje shqiptare nuk kanë të hanë (VIDEO)

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikusr sot një tjetër video mesazh me akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Basha është përqendruaR sërish tek tenderat dhe PPP-të, ndërsa thekson se po pasuron pushtetarët dhe varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur.

Basha shkruan se Rama ka vjedhur miliarda euro në gjashtë vjet, duke iu referuar raportit zyrtar të KLSH-së.

'Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, çdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur', shprehet Basha mes të tjerash, duke ironizuar shprehjen 'artist', me të cilën Rama i drejtohet këtij të fundit. 

Reagimi i plotë:

Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin.

Edi Rama dhe këta oligarkë grabitqarë nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë. Ata vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje speciale dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë.

Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Hajduti Psiqik me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur. 1 në 3 familje shqiptare nuk kanë të hanë sepse paratë e tyre i ka vjedhur Edi Rama.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet. Të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Hajdutit Psiqik ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks.

Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Hajduti Psiqik dhunon të vegjlit dhe të varfërit dhe u shërben kriminelëve, të fortëve dhe oligarkëve.

Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, çdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politike i Hajdutit Psiqik është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.

Që ta shpëtojmë Shqipërinë nga kjo bandë duhet ta largojmë Edi Ramën.#HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071969032287598
array(1) { ["section"]=> string(105) "edi-rama-eshte-artist-i-basha-sulmon-kryeministrin-1-ne-3-familje-shqiptare-nuk-kane-te-hane-video-175847" }