“Edi Rama është një mashtrues tinzar”, Opozita e Bashkuar: Jo ndryshime kushtetuese të njëanshme (DEKLARATA)

Publikuar tek: politike, më 15:03 14-07-2020 “Edi Rama është një mashtrues tinzar”, Opozita e Bashkuar: Jo ndryshime kushtetuese të njëanshme (DEKLARATA)

Reagon opozita pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese nga Komisioni i Ligjeve.

 

Komisionbi votoi unanimisht për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore mirëpo sipas opozitës, një gjë e tillë minon marrëveshjen e 5 qershorit.

“Çdo lojë e pisët për të ndryshuar në mënyrë të fshehtë dhe të njënashme Kushtetutën nga njeriu që është i tmerruar nga zgjedhjet dhe vullneti i qytetarëve, është dëshmi e fundit të tij të pashmangshëm. Ky akt rikonfirmon se Edi Rama është një mashtrues tinzar që, për pushtetin e tij, shet interesat e vendit dhe të shqiptarëve, rrënon procesin e integrimit europian dhe izolon Shqipërinë, duke kërcënuar rëndë stabilitetin politik dhe shoqëror të vendit”, thuhet në deklaratën e opozitës.

DEKLARATA E PLOTË E KOALICIONIT OPOZITAR:

Tentativa për prishjen e Dakordësisë së 5 Qershorit, të arritur me mbështetjen dhe ndërmjetësimin e plotë të partnerëve strategjikë SHBA – BE, është përgjegjësi VETEM e Edi Ramës. Ky akt minon procesin e integrimit europian të vendit dhe dëshmon përpara opinionit publik, se Edi Rama për pushtetin e tij personal është në gjendje të hedh në erë të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Çdo lojë e pisët për të ndryshuar në mënyrë të fshehtë dhe të njënashme Kushtetutën nga njeriu që është i tmerruar nga zgjedhjet dhe vullneti i qytetarëve, është dëshmi e fundit të tij të pashmangshëm. Ky akt rikonfirmon se Edi Rama është një mashtrues tinzar që, për pushtetin e tij, shet interesat e vendit dhe të shqiptarëve, rrënon procesin e integrimit europian dhe izolon Shqipërinë, duke kërcënuar rëndë stabilitetin politik dhe shoqëror të vendit.

Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor e vendosin vetëm qytetarët me referendum popullor. Opozita e Bashkuar i bindet vetëm vendimeve që marrin qytetarët dhe jo interesave kriminale të pushtetit personal të Edi Ramës.

Opozita e Bashkuar është e vendosur t’i shërbejë vetëm interesit të qytetarëve. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit, si baza minimale për krijimin e një klime normale për zgjedhjet në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00801682472229
array(1) { ["section"]=> string(109) "edi-rama-eshte-nje-mashtrues-tinzar-opozita-e-bashkuar-jo-ndryshime-kushtetuese-te-njeanshme-deklarata-213810" }