Edi Rama ‘flakë për flakë’ përgjigje Ilir Metës: Listat do hapen me zakon e me karton! Modeli i ri do të jetë gjerman, jo kosh karavidhesh pa din e iman

Publikuar tek: politike, më 14:01 16-07-2020 Edi Rama ‘flakë për flakë’ përgjigje Ilir Metës: Listat do hapen me zakon e me karton! Modeli i ri do të jetë gjerman, jo kosh karavidhesh pa din e iman Rama-Meta

Pa u mbyllur ende mirë konferenca për shtyp, kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta i cili tha se për heqje koalicionesh, verdiktin e jep populli me referendum.

Duke iu referuar Ilir Metës si ‘IM’, Rama thotë se listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë pasi askund nuk bëhet referendum për këto çështje.

“IM thotë ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum!Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s'do ndryshojë,as koalicionet s'do ndalohen,po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton”, shkruan Rama.

"Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s'është as perëndimor,as jugor,as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndirm! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program,jo kosh karavidhesh pa din as iman", thotë më tej kryeministri përmes një postimi të dytë në Twitter!

LEXO EDHE Meta i revoltuar, e përsërit dy herë: Ide e marrë djegia e mandateve! Unë isha në Gjermani se nuk do kishim këtë parlament që kemi

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092501640319824
array(1) { ["section"]=> string(154) "edi-rama-flake-per-flake-pergjigje-ilir-metes-listat-do-hapen-me-zakon-e-me-karton-modeli-i-ri-do-te-jete-gjerman-jo-kosh-karavidhesh-pa-din-e-iman-214006" }