Edi Rama i tregon diçka Ilva Tares që pranë ka Ilir Metën. Moderatorja shikon kryetarin e Kuvendit (FOTOT)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:52 29-01-2016 Edi Rama i tregon diçka Ilva Tares që pranë ka Ilir Metën. Moderatorja shikon kryetarin e Kuvendit (FOTOT)

5-vjetori i emisionit ‘’Tonight’’ i Ilva Tares në ‘’Ora News’’ nuk ka kaluar pa u vënë re natën e djeshme, si dhe fotot e festës në një hotel në Tiranë, kanë sjellë detaje prej andej.

Një festë mbushur me njerëz të njohur të ekranit. Por vetë drejtuesja Tare ka shkëputur një foto që me siguri i ka bërë shumë përshtypje, atë me Ramën, Metën dhe Ndroqin.

Kryeministri Rama i tregon diçka, ndërkohë që Tare qesh, por shikon Ilir Metën. Nuk dihet me saktësi se çfarë kanë biseduar pas kësaj, por sigurisht që të gjithë janë të lumtur dhe me gota në dorë.

Ndërsa koleget dhe mikeshat e Tares kanë menduar t’I bëjnë një tjetër surprizë moderatores, duke dalë në një foto. Tetë gazetare, mes tyre dhe Monika Kryemadhi. Nga e majta në të djathtë janë” Ana Kekezi, Elona Meço, Desada Metaj, Monika Kryemadhi, Ilva Tare, Fiori Dardha, Iva Tiço dhe Iris Luarasi.

Por ajo që bie më shumë në sy, është diçitura e fotos, bërë nga Fiori Dardha, e ‘’Fiks Fare’’ në ‘’Top Channel’’

‘’5 vjet "Tonight", 8 shtriga, 1000 muhabete, asnjë ligësi’’, shkruan Dardha. 

tare8

{gallery}tare{/gallery}

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070838928222656
array(1) { ["section"]=> string(109) "edi-rama-i-tregon-dicka-ilva-tares-qe-prane-ka-ilir-meten-moderatorja-shikon-kryetarin-e-kuvendit-fotot-31241" }