Edi Rama ia kalon Sali Berishës por gara e ashpër vazhdon, dhe ja pse jua kanë hequr “bllokimin” nga Facebook

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:21 23-04-2017 Edi Rama ia kalon Sali Berishës por gara e ashpër vazhdon, dhe ja pse jua kanë hequr “bllokimin” nga Facebook

Shumë përdorues të Facebook-ut që kanë qenë të bllokuar për të mos komentuar në faqet zyrtare të kryeministrit dhe ish-kryeministrit, Edi Rama dhe Sali Berisha, çuditërisht gjatë javës së fundit iu është hequr ky penalizim.

Mesa duket kjo nuk ka ndodhur se dy liderëve iu intereson të dëgjojnë mendimin tuaj në komente, arsye për të cilën ju përjashtuan njëherë nga faqja e tyre, ose ndoshta se keni përdorur fjalë vulgare, nëse keni qenë në këtë “listë të zezë”.

Arsyeja duket të jetë më e thjeshtë se kaq. Duket se prej disa javësh, Edi Rama dhe Sali Berisha janë në një garë të heshtur me numrin e ndjekësve në Facebook që është thuajse “kokë më kokë”.

ytlkt7kk77777.jpg

Aktualisht faqja e Edi Ramës kryeson me rreth 4000 ndjekës më shumë (1,064,097) se ajo e ish -kryeministrit Berisha (1,060,024), duke e bërë atë politikanin shqiptar më të ndjekur në Facebook, shkruan newsbomb.al.

we4t34t4ty4yu4u.jpg

Por ndjekësit që para disa kohësh ishin bllokuar nga faqet e tyre, dhe që sipas ankesave besohet të jenë një numër i konsiderueshëm, për ta janë numra të humbur në këtë garë.

Për këtë arsye mund t’ju kenë zhbllokuar nga faqja, duke kontribuuar k%shtu në rritjen e numrit të "fansave" të tyre, për më tepër të mos harrojmë që po afron edhe fushata elektorale. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022334098815918
array(1) { ["section"]=> string(112) "edi-rama-ia-kalon-sali-berishes-por-gara-e-ashper-vazhdon-dhe-ja-pse-jua-kane-hequr-bllokimin-nga-facebook-76154" }