Edi Rama “lumë” lavdërimesh për Lindën: Është themeli i shtëpisë tonë anti-sizmike, Aneta ka gjetur një vajzë që…

Publikuar tek: politike, më 19:59 28-02-2020 Edi Rama “lumë” lavdërimesh për Lindën: Është themeli i shtëpisë tonë anti-sizmike, Aneta ka gjetur një vajzë që… Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer lavdet ndaj bashkëshortes së tij, Linda Rama, gjatë fjalës së tij në ditën e parë të Kongresit të Partisë Socialiste, me në fokus rolin e gruas në këtë ogranizatë politike.

Rama e cilësoi bashkëshorten e tij si “themeli i shtëpisë anti-sizmike”, që përballon edhe “tërmetet” e tij.

“Por Aneta ka gjetur një vajzë që sikur ta kishte bërë vetë nuk do te kishte bërë sipas standardeve të saj”, tha ndër të tjera Rama.

“Përtje shakave, Linda është themeli i patundshëm i shtëpisë tonë. Kemi një shtëpi që është anti sizmike dhe përballon edhe tërmetet e mija. Dhe falë saj fëmijëve nuk u mungon as kujdesi prindëror, që unë e kam të pamundur t’ua jap. c Sepse Aneta është më e vështirë se Bashkimi Europian për sa i përket standardeve. Po falë Lindës unë nuk kam qenë vetëm. Po i thosha para pak ditësh një koleges tuaj, mos u mërzit, me ngjitjen vjen edhe era më e fortë. Me thënë të drejtën më vjen shumë keq që aq padrejtësisht Lindës i është dashur të përballojë edhe baltën e mëhallës të opozitave tona. Por fatkeqësisht ky është çmimi që duhet të paguash kur vendos të merresh me politikë në këtë vend. Por aq më tepër kur të bie hisja të kesh përballë llojin më të ulët të konkurrentëve”, u shpreh kryeministri Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066089630126953
array(1) { ["section"]=> string(115) "edi-rama-lume-lavderimesh-per-linden-eshte-themeli-i-shtepise-tone-anti-sizmike-aneta-ka-gjetur-nje-vajze-qe-196814" }