Edi Rama reagon për konfliktin Armeni-Azerbajxhan: Ulni armët para se të rritet më tej numri i viktimave

Publikuar tek: politike, më 20:33 27-09-2020 Edi Rama reagon për konfliktin Armeni-Azerbajxhan: Ulni armët para se të rritet më tej numri i viktimave Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE, ka bërë thirrje “de-përshkallëzim urgjent” të konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Rama thotë se palët duhet të vendosin armëpushimin, përpara se numri i viktimave nga ky konflikt të rritet. Deri tani mediat e huaja raportojnë për të paktën 16 viktima nga bombardimet, pjesa më e madhe e të cilëve janë civilë.

“I nxis të gjithë të përfshirët që t’i rikthehen armëpushimit, përpara se numri i viktimave nga ky konflikt të rritet edhe më tepër”, tha Rama, raporton Newsbomb.al.

Rama tha se bashkëkryetari i Grupit Minsk të OSBE-së dhe Përfaqësuesi Personal i Kryesuesit të Përgjithshëm, Ambasadori Andrzej Kasprzyk është në kontakt me të dyja palët.

“Rama mbështet plotësisht përpjekjet e palëve për të stabilizuar situatën në terren dhe përsëriti se nuk ka asnjë alternativë tjetër veç një zgjidhje paqësore të negociuar të konfliktit. Ai nënvizoi mbështetjen e tij për përpjekjet e bashkë-kryetarëve për të rifilluar negociatat thelbësore pa parakushte, sa më shpejt të jetë e mundur. Ai gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën në këtë episod dhune”, thuhet në njoftim. /Newsbomb.al

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012902021408081
array(1) { ["section"]=> string(110) "edi-rama-reagon-per-konfliktin-armeni-azerbajxhan-ulni-armet-para-se-te-rritet-me-tej-numri-i-viktimave-221874" }