Edi Rama rikthehet në Kryeministri, del “Live” dhe bën njoftimin e rëndësishëm: Prisni vetëm 2.7 ditë

Publikuar tek: politike, më 18:13 10-09-2017 Edi Rama rikthehet në Kryeministri, del “Live” dhe bën njoftimin e rëndësishëm: Prisni vetëm 2.7 ditë

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në zyrën e tij, nga ku edhe ka nisur sërish pjesën e parë të “rubrikës” “Komunikimi i Javës”.

Rama është shfaqur duke ecur nëpër koridoret e Kryeministrisë, teksa ka njoftuar për dy vendimet e para të qeverisë së re; shpalljen e vitit të Skënderbeut dhe reformimin e sistemit të pajisjes me çertifikata.

Rama ka quajtur zvogëlimin e kabinetit qeveritar si “ndryshim strukture” që ëshë vetëm në fillim dhe do shtrihet edhe në administratë:

“4.5 milion vetëm për të vërtetuar që ti ekziston. Po sa shumë akoma pa kriter dhe pa karar që prodhon shteti ynë. Por ju lutem prisni edhe 2.7 ditë siç keni pritur edhe 27 vjet.

Qeveria jonë është një qeveri për të bërë progres të ndjeshëm. Ndryshimi i strukturës së qeverisjes është vetëm fillimi, do shtrihet edhe në administratë duke rritur ndjeshëm sigurinë, një modernizim i pandalshëm.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15773892402649
array(1) { ["section"]=> string(103) "edi-rama-rikthehet-ne-kryeministri-del-live-dhe-ben-njoftimin-e-rendesishem-prisni-vetem-2-7-dite-91847" }