Edi Rama shpërndan medalje për ekipet e huaja të shpëtimit që ndihmuan në Shqipëri

Publikuar tek: politike, më 19:21 11-12-2019 Edi Rama shpërndan medalje për ekipet e huaja të shpëtimit që ndihmuan në Shqipëri Kryeministri Edi Rama me ambasadorët e huaj në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar me medalje të gjitha ekipet e shpëtimit të mbërritura nga dhjetra vende të botës në Shqipëri menjëherë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, te ekipet e shpëtimit të Greqisë, Rumanisë, Izraelit, Italisë, Serbisë, Francës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Turqisë kryeministri Edi Rama ka ndarë medalje falenderuese.

Medaljet i janë dorëzuar ambasadorëve të vendeve përkatëse gjatë ceremonisë në Pallatin e Brigadave me rastin e festave të fundvitit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046580076217651
array(1) { ["section"]=> string(89) "edi-rama-shperndan-medalje-per-ekipet-e-huaja-te-shpetimit-qe-ndihmuan-ne-shqiperi-189124" }