Edi Rama siç nuk e keni parë, duke pirë cigare, ndërkohë që u shpjegon disa gjëra deputetëve të tij dhe ministrit Saimir Tahiri. Është pikërisht ky moment fokusuar në ambientet e jashtme të një lokali, teksa Rama është duke pirë një kafe me deputetë socialistë dhe ministrin e Brendshëm Tahiri. Paulin Stërkaj, Pirro Lutaj, Arben Çuko dhe Xhemal Qefalia kanë qenë deputetët që i kanë bërë shoqëri kryeministrit. Rama ka prezantuar së bashku me Tahirin kamerat e trupit për policët, por nuk dihet nëse ai është i shqetësuar kaq shumë për këtë gjë sa ka ndezur edhe cigaren. Në mbrojtje të kundërshtarit të tij, deputetit socialist Ben Blushit, i cili e ka shprehur hapur dëshirën për ta konkuruar në PS, ka dalë ditën e djeshme edhe deputetja socialiste e Shkodrës Mimoza Hafizi. Të jetë vallë kjo arsyeja pse Rama nuk ka mbajtur dot më, duke e ndezur një herë?!