Edi Ramës i shtrojnë tryezën me byrek, mish të pjekur, djathra të ndryshëm, por kryeministri refuzon: Kemi punë, do shohim Kalanë (DISKUTIMI ME TËRMET PEÇIN)

Publikuar tek: politike, më 14:55 13-07-2020 Edi Ramës i shtrojnë tryezën me byrek, mish të pjekur, djathra të ndryshëm, por kryeministri refuzon: Kemi punë, do shohim Kalanë (DISKUTIMI ME TËRMET PEÇIN) Rama dhe tavolina e mbushur plot

Edi Rama ishte sot në bujtinën dhe baxhon e Bledar Hysës në Dukaj Tepelenë, shoqëruar nga kryebashkiaku Tërmet Peçi dhe Mirela Kumbaro. Por, ndërsa në bujtinë kishin marrë masa për të mbushur tavolinën plot me prodhime të zonës, ku shquhen byreku i bërë vetë, mish i pjekur karakteristik i zonës, djathra të ndryshëm e plot prodhime për tu shtruar për drekë, Rama nuk shtrohet për të ngrënë, sepse “nuk kanë kohë”, raporton newsbomb.al.

Në debatin që bëhet në pak minuta me nganjë gotë dhallë, gjithë kohën Rama flet për investimet në zonë, e gjithë kohën Tërmet Peçi përpiqet të tërheqë vëmendjen e kryeministrit duke i thënë “falë jush”. Po Rama, asnjëherë nuk I kthen përgjigje, edhe pse Peçi njihet për shprehjen e tij për kryeministrin “Komandanti”.

Më poshtë, dialogu që zhvillohet në bujtinën e Bledar Hysës në Dukaj të Tepelenës:

Edi Rama: Këto janë gjërat e shtëpisë…

Blegtori: Po po të shtëpisë…

Edi Rama: jo jo, nuk do të hamë gjë po ulemi dy minuta

Blegtori: Po do marrim frymë pesë minuta…

Edi Rama: Distancën, të lutem…Atje ti, se je I zoti I shtëpisë, ose këtu…se jemi në kushte të tjera tani…se këtu covid nuk kemi…Eeee, asnjë rast nuk ke?

Tërmet Peçi: Një, kemi pasur, një studente që kishte ardhur nga Tirana…

Edi Rama (Peçit): Po djali, duhet ndihmuar rregullisht…Dmth, këtu është një vend fantastic, dhe ty bravo të qoftë, se ti dhe të tjerë, plot në fakt, gjithmonë e më shumë jeni shembulli që edhe në kushtet kur për shkak të pozicionit gjeografik  dhe për shkak të terrenit, dukesh ose je I izoluar dhe nuk ke mundësi të bësh dalje të fuqishme në treg e sjell ti tregun te vetja, krijon ti pikën e tërheqjes në themelin e shtëpisë së gjyshit që zhvillohet e bëhet pikë turistike dhe turistët vijnë dhe ti jeton në tokën tënde dhe fiton shumë më tepër sesa në emigracion. Kjo është formula në dukje e thjeshtë por edhe reale për ata që vertet duan tia dalin. Kështu që ne do të mbështesim ty dhe të gjithë si ty që ta mbështesim këtë rrjet. Tepelena po bëhet pikë turistike gjithmonë e më shumë…

Tërmet Peçi: Falë jush…

Edi Rama: Bëhet udhëkryqi I gjithë qarkut, midis Vlorës dhe Gjirokastrës…

Tërmet Peçi: Falë jush them…

Edi Rama: Nuk është portë hyrëse tamam Tërmet, është e ndërmjetme, dmth është korridori, pa kaluar në korridor nuk del dot në anën tjetër, kjo është ideja. Por është një korridor me dhomë ndenjeje…

Tërmet Peçi: Kemi edhe një favor tjetër, përvec investimeve që ne po zbatojmë falë jush edhe në Borsh edhe në Himarë, ne sic thashë pak më parë kemi diskutuar që ke premtuar nuk e di, të dalim edhe në Vlorë…Atëherë mirësena erdhët…

Edi Rama: Jo nuk kemi kohë tani, të shkojmë pak te Kalaja, të shohim edhe atë që kam qef unë, atë botën e vjetër të rilindur…ja të marrim një gotë dhallë…ja shikoje pak xhepin e përparëses, shikoje…Dhe për momentin mirë, por kur të bësh agroturizmin dhe të kesh turiste të huaj në fillim do u shërbesh grave dhe pastaj burrave

 

Screenshot_3_copy.jpgScreenshot_4_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091969966888428
array(1) { ["section"]=> string(157) "edi-rames-i-shtrojne-tryezen-me-byrek-mish-te-pjekur-djathra-te-ndryshem-por-kryeministri-refuzon-kemi-pune-do-shohim-kalane-diskutimi-me-termet-pecin-213714" }