Edith Harxhi thirrje Ramës: Dil në deklaratë dhe tërhiq vendimin! Ja pasojat që do sjellë VOTA kundër SHBA për shqiptarët

Publikuar tek: politike, më 12:44 22-12-2017 Edith Harxhi thirrje Ramës: Dil në deklaratë dhe tërhiq vendimin! Ja pasojat që do sjellë VOTA kundër SHBA për shqiptarët

Ish-zvministrja e Jashtme Edith Harxhi e cilëson si të gabuar dhe të shëmtuar votën e Shqipërisë në OKB kundër SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit.

Në një intervistë telefonike për newsbomb.al, zonja Harxhi i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të dalë në një deklaratë për të ndërruar qendrim lidhur me këtë çështje, ndërsa ka paralajmëruar se në rast se qeveria shqiptare nuk tërhiqet, pasojat për shqiptarët do jenë shumë të mëdha.

Anta Muçaku për newsbomb.al

Zonja Harxhi, si e interpretoni votën e Shqipërisë në OKB?

Kjo votë është vota më e gabuar dhe e shëmtuar që ka dhënë Shqipëria në 27 vitet e fundit, e padenjë, ky është vendim i pakonsultuar i qeverisë aktuale, shqiptarët s’do votonin në të njëjtën mënyrë.

Që ditët e para që Trump mori vendimin, Shqipëria duhej të ishte vendi i dytë a i tretë që të bënte njohjen e Jeruzalemit, dhe të vendoste ndryshimin e ambasadës për vetë faktin që ne kemi pasur  gjithmonë lidhje të fortë me popullin hebre, përveç kësaj SHBA është partneri ynë strategjik, ka qendruar gjithnjë në krahun tonë dhe ne shqiptarët që kemi vuajtur nga negociata të pafundme duhet të ishim ata që të kishim ndërmarrë këtë hap.

Unë do i bëja thirrrje qeverisë shqiptare, për hir të  Kosovës, shqiptarëve e aleancës, të ndërrojë qendrim.

Por tashmë është votuar...

Po por nëse del kryeministri me një deklaratë me një vendim dhe ndryshon qendrim... Të dalë të thotë Shqipëria njeh Jeruzalemin kryeqytet. Siç e bëri Çekia, një ditë pas njohjes, doli dhe tha ne e njohim por la të hapur derën që Jeruzalemi lindor të jetë kryeqendra e Palestinës. Imagjinoni, edhe një shtet si Bosnja, abstenoi.

A do ketë pasoja për Shqipërinë kjo votë?

Kjo do ketë pasoja shumë të mëdha për shqiptarët, kam marrë me qindra reagime nga Kosova, edhe nga politikanë të Kosovës që më shkruanin si është e mundur që dalim kundër Amerikës e Izraelit, ata e kuptojnë që do ketë pasoja, sepse s’janë thjesht 3 milion e gjysëm janë 7 milion shqiptarë.

Çfarë pasojash do ketë konkretisht?

Nuk mund t’ju them pasojat e drejtpërdrejta por po ju përmend një fakt. SHBA po bëheshe  gati për të qenë një tryezë negociatash për mbylljen e negociatave Kosovë- Serbi për një traktat paqeje, nuk e di nëse pas kësaj  adminstrata e Trumpit do jetë tani e gatshme për njohjen e Kosovës në OKB.

Këtu dalin shqiptarët më mosmirënjohës, mos harrojmë çështjet financiare, ndihmat e vazhdueshme nga SHBA në 27 vite, por edhe nga Izreali për Shqipërinë./ newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069999694824219
array(1) { ["section"]=> string(126) "edith-harxhi-thirrje-rames-dil-ne-deklarate-dhe-terhiq-vendimin-ja-pasojat-qe-do-sjelle-vota-kunder-shba-per-shqiptaret-103994" }