‘’Edith Piaf’’ ka një mesazh për shqiptarët

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:44 19-04-2016 ‘’Edith Piaf’’ ka një mesazh për shqiptarët

Shkëlqeu dje në skenë. Dhe mori shumë duartokitje. E sigurisht nën ‘’lëkurën’’ e të madhes Edith Piaf.

Por Rozana Radi që imitoi artisten franceze, ka një mesah për publikun:

‘’Faleminderit publikut mbrëmë që u ngritën në këmbë. Eshtë hera e 3-të që më ndodh pas këngës magjike. Dhe më besoni që kur ju shoh në këmbë duke më duartrokitur, besoj që dhe nëse do të kisha një jetë tjetër e tillë do isha.

Edith Piaf një artiste e rrallë që më bëri të reflektoj dhe një herë dhe më mësoi që në jetë nuk duhet të kesh pengje. Faleminderit ‘’Your face sounds familiar’’ që më jep mundësinë për të interpretuar këto figura botërore. Vetëm një aktor e kupton se sa të rëndësishme janë këto figura të rralla për një aktor. Ky njeri i vogël me shpirt të madh përfaqëson jo vetëm Francën po në një mënyrë gjithë botën me muzikën e saj.’’ Në fund Radi, imitoi Piafin edhe në një intervistë dhënë nga ajo. ''Dashuroni më shumë...'', qe mesazhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007033109664917
array(1) { ["section"]=> string(45) "edith-piaf-ka-nje-mesazh-per-shqiptaret-38056" }