Edmond Panariti: Kalimi i sistemit të gjurmimit të flotës së peshkimit në duar të treta, cënon sigurinë kombëtare

Publikuar tek: politike, më 21:02 04-03-2018 Edmond Panariti: Kalimi i sistemit të gjurmimit të flotës së peshkimit në duar të treta, cënon sigurinë kombëtare

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti ka reaguar ndaj çështjes së gjurmimit të flotës së peshkimit.

Sipas Panaritit, ky proces është shumë i rëndësishëm për vendin dhe se kalimi i tij në dorën e një pale të tretë, cënon rëndë sigurinë kombëtare.

“Kalimi i sistemit të gjurmimit të flotës së peshkimit në duar të treta, cënon sigurinë kombëtare. Kujdes, kujdes, kujdes me peshkimin!!! Nuk është vetëm prodhim, por edhe siguri kombëtare!!”- ka shkruar ish-ministri i Bujqësisë.

Ai nuk ka hezituar as të përgëzojë qeverinë për nismën e ndërmarrë, në vetëfinancimin e sistemit me fondet shtetërore.

“Përshëndes qeverinë, e cila vendosi të mbulojë me fondet e saj funksionimin e sistemit, por ajo nuk duhet të heqë dorë në asnjë mënyrë nga mbikqyrja dhe administrimi i sistemit....”

REAGIMI I PLOTË:

Kalimi i sistemit te gjurmimit te flotes se peshkimit ne duar te treta, cenon sigurine kombetare. Kujdes, kujdes, kujdes me peshkimin!!! Nuk eshte vetëm prodhim por edhe siguri kombetare!! Kam qene dhe jam i bindur se peshkimi te ne, ka patur vazhdimisht rritje. Sepse kete e tregonte "de facto", prodhimi dhe tregetia e peshkut ne terren. Sepse sektori kerceu edhe fale mbeshtetjes tone me subvencione te forta te karburantit per peshkarexha. Por demtimi i sistemit Europian te gjurmimit te peshkimit (Blue Box), vecanerisht pas prillit te 2017 deformoi statistikat, raportonte njezet here me pak nga realiteti dhe cka është me e rende nuk zbulonte vend ndodhjen e anijeve te peshkimit. Kujdes! Duhet te analizojme me shume përgjegjësi aresyet perpara se te veprojme për të korektuar gjendjen. Kujdes! Shqiperia ka nenshkruar marreveshjen e masave portuale te kerkuara nga Amerika, per parandalimin e trafiqeve te paligjshme, mungesen e raportimit nga flota dhe pengimin e peshkimit te paligjshem. Pershendes qeverinë e cila vendosi te mbuloje me fondet e saj funksionimin e sistemit por ajo nuk duhet te heqe dore ne asnje menyre nga mbikqyrja dhe administrimi i sistemit.... Perpos te tjerave, kjo do te ishte cenim i sigurisë! Tani qe parate u siguruan, thjesht te vazhdohet me pergjegjesi shteterore ne rrugen e sistemit te instaluar nga Bashkimi Europian per këtë qellim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019702911376953
array(1) { ["section"]=> string(118) "edmond-panariti-kalimi-i-sistemit-te-gjurmimit-te-flotes-se-peshkimit-ne-duar-te-treta-cenon-sigurine-kombetare-112196" }