Edmond Spaho “zeron” kartën e kreditit, SPONSORIZON mbi dy javë lajmin për numërimin e votave në Kosovë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:03 22-10-2019 Edmond Spaho “zeron” kartën e kreditit, SPONSORIZON mbi dy javë lajmin për numërimin e votave në Kosovë Fotomontazh

Nëse ju shfaqet herë pas here ky lajm i sponsorizuar në rrjetin social Facebook, ka gjasa që nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho të ketë harruar të ndërpresë sponsorizimin që po i bën.

Ish-deputeti demokrat prej më shumë se dy javësh vijon të sponsorizojë lajmin e një portali të djathtë që njofton se procesi i numërimit në Kosovë po shkon drejt fundit.

Ajo që bie në sy është se reklama që Spaho i ka bërë lajmit vijon të shfaqet në Facebook edhe pse ka mbi dy javë që zgjedhjet kanë përfunduar dhe tani Kosova është shumë pranë zgjedhjes së kryeministrit të ri.

Sponsorizimet e postimeve në Facebook bëhen me kartë krediti, por e paqartë mbetet sa është shuma monetare që Spaho vijon të paguajë për një lajm që i ka ikur koha.

Minimalisht Facebook pranon 10 euro për një ditë, që do të thotë se shuma minimale e paguar prej Spahos deri tani është 140 euro, por në varësi të gjeografisë dhe faktorëve të tjerë shuma mund të jetë disa dhjetra herë më e madhe.

Lind natyrshëm pyetja nëse Spaho e ka paguar gabimisht më shumë Facebook-un apo nuk di se si ta ndërpresë që sponsorizimi të mos vijojë më gjatë.

zsdfsaefsweg3g3g.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023550033569336
array(1) { ["section"]=> string(107) "edmond-spaho-zeron-karten-e-kreditit-sponsorizon-mbi-dy-jave-lajmin-per-numerimin-e-votave-ne-kosove-183098" }