Edmond Tupja i bashkohet protestës: Është madhështore, ajo që nisi me 18 shkurt do të sjellë pranverën

Publikuar tek: aktualitet, më 21:11 27-02-2017 Edmond Tupja i bashkohet protestës: Është madhështore, ajo që nisi me 18 shkurt do të sjellë pranverën

Shkrimtari dhe intelektuali i njohur, Edmon Tupja i është bashkuar sot çadrës së opozitës, në një bashkëbisedim me qytetarët për protestën dhe kërkesat që ata kanë.

“Unë e di që që nga data 18 shkurt, në atë protestë të madhërishme, dhe sot këtu në shesh nuk janë vetëm njerëz të opozitës apo simpatizantë të saj, por janë edhe qytetarë të shqetësuar dhe të indinjuar. Ka ardhur koha të indinjohemi të gjithë. Na duhet zemërimi qytetar”, tha Tupja.

Pasi hoqi paralele mes protestës së Rumanisë dhe qëndresës së qytetarëve shqiptar, Edmond Tupja bëri thirrje për vazhdimësi.

“Ju si rini keni një burim të pashtershëm force, por duhet të flisni me të gjithë nejrëzit që takoni për t’u përcjellë atyre mesazhin e kësaj beteje. Sepse betejat zgjasin. Duhet të mësohemi me këtë edukatë të vepruari e cila është edukatë demokratike. Duhet këmbengulur dhe shpirtngulur. Nuk vjen pranvera e republikës së re vetëm me një protestë madhështore”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali: Krimi mjedisor i kompanive koncensionare të naftës
Vrasja e Elton Çiços, vetëdorëzohet në polici Renato Milloshi »
Article Logic
Execution time: 0.01003098487854
array(1) { ["section"]=> string(106) "edmond-tupja-i-bashkohet-protestes-eshte-madheshtore-ajo-qe-nisi-me-18-shkurt-do-te-sjelle-pranveren-70162" }